Nga Shqipëria / E Premte 16 Mars 2018, 18:06

Habit Samanta Karavella, nxjerr zbuluar kolegun e saj: Më ka ngacmuar gjatë punës

Të gjithë  e mbajnë mend bashkëpunimin  e famshëm mes Samanta Karavellës dhe reprit Skivi të titulluar ‘SS’ i cili përpara disa  vitesh bëri bujë  dhe dëgjohesh pothuajse nga të gjithë.

Por siç ka rrëfyer dhe ajo së fundmi mes tyre jo gjithçka ka qenë aq profesionale dhe kjo pasi Skivi e ka ngacmuar këngëtaren e njohur.

Samanta ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku e pyetur nëse është ngacmuar ndonjëherë nga ndonjë koleg, veçanërisht Skivi me të cilin ajo edhe u përfol për një lidhje, Samanta duke qeshur është përgjigjur thjesht ‘Disi’.

Kujtojmë që në atë kohë ata u shfaqën shumë të afërt në vidoklip, gjë që bëri që shumë media të shkruanin se mes tyre të kishte diçka më shumë se miqësi, por që asnjëherë nuk u pranua nga dy këngëtarët.