Dikur dy këngëtaret e njohura Samanta Karavella dhe Ronela Hajati kanë qenë pothuajse të pandara. Ato i shihje në çdo vend bashkë, madje edhe udhëtime jashtë shtetit i bënin me njëra- tjetrën. Por prej disa vitesh dy ish mikeshat e ngushta nuk flasin më me njëra-tjetrën dhe kjo pasi i dhanë fund miqësisë për shkaqe që deri më tani asnjëra nga të dyja vajzat nuk ka dashur të diskutojë.

Së fundmi Samanta Karavella ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku përveç karrierës së saj ka folur edhe për sherrin me Ronela Hajatin.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka rrëfyer ajo duke e lënë këtë çështje me kaq.




