Nga Shqipëria / E Premte 16 Mars 2018, 17:05

Aksidentohet ish-fituesi i 'Big Brother Albania', i nënshtrohet operacionit të menjëhershëm

Ai ka qenë një nga ish banorët më të diskutuar të ‘Big Brother Albania’ duke qenë se jo vetëm ka qenë një nga djemtë më të paraqitshëm, por edhe një nga lojtarët që e ka merituar plotësisht fitoren fal lojës së pastër që luajti.

Bëhet fjalë për Vesel Kurtishaj i cili së fundmi është përfshirë në një aksident, gjë që ka bërë që ish banori të përfundojë në spital.

Veseli ka lajmëruar gjithë ndjekësit e tij se ka një problem me gjurin, duke qenë se ka pësuar një këputje të ligamentit dhe një dëmtim tjetër të rëndë.

Për këtë arsye ai ditën e nesërme do i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal dhe nëpërmjet një postimi ka falenderuar gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë.