Lori Hoxha është padiskutim një nga vajzat më të komentuara të showbizzit shqiptar dhe padyshim lidhja e saj me Vis Bajraktarin është një nga më të diskutuarat, por trashëgimtarja e njohur asnjëherë nuk ka preferuar të flas mbi këtë lidhje.

Ajo është gjithmonë e kujdesshme përsa i përket marrëdhënies së saj dhe shumë rrallë mund të postojë ndonjë foto me të dashurin e saj prej vitesh.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik ‘You & Me’ ku ka bërë një përjashtim dhe ka treguar diçka më shumë për lidhjen 6 vjeçare me djalin në fjalë, duke e shuar në këtë mënyrë kureshtjen e të gjithëve.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi”,- ka treguar Lori.




