Një nga ngjarjet që tronditi opinionin publik së fundmi, ishte edhe vrasja që një nuse e re e quajtur Marjana Cmeta bëri ndaj vjehrrës së saj, duke e helmuar atë dhe më pas duke e mbytur.

Siç është bërë e ditur dhe nga informacionet e ndryshme si fillim Marjana i ka hedhur helm në lëngun e portokallit vjehrrës dhe më pas nuk ka pritur që helmi të bënte efekt, por e ka mbytur atë me duar.

Ajo pas ngjarjes ka shkuar dhe ka bërë një rrëfim tek hoxha Hysen Shehu, duke treguar të gjithë ngjarjen dhe duke rrëfyer se ajo mendonte se vjehrra e saj ishte një magjistare.

Sipas rrëfimit që është bërë publik nga gazeta 'Dita' nusja ka rrëfyer se edhe e ka kafshuar vjehrrën dhe më pas e ka mbytur me duar, duke qenë se ilaçi s’do bënte efekt menjëherë dhe ajo ka treguar se e dëgjonte vjehrrën të fliste me dikë tjetër dhe se dikush donte ta shpëtonte meqë ajo ishte magjistare.

“Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…”, është shprehur në rrëfimin e saj Marjana.



