Nga Shqipëria / E Premte 16 Mars 2018, 15:03

Kjo nuk pritej: Vesa Luma i rikthehet muzikës, por këtë herë në tregun australian

Këngëtarja e njohur Vesa Luma prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria duke u zhvendosur së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin Lian në Australi ku dhe po vazhdojnë jetesën e tyre.

Duke qenë se ajo prej kohës nuk ka nxjerr një këngë të re të gjithë menduan se këngëtarja ka hequr dorë përkohësisht nga muzika duke ju përkushtua familjes.

Mirëpo mesa duket kjo pauzë nuk do të vazhdojë për shumë gjatë, pasi së fundmi këngëtarja ka postuar një foto ku shihet në një studio muzikore në Zelandën e re ku me siguri po përgatit një projekt të ri muzikor.

Nuk dihet ende se çfarë kënge do bëjë Vesa, po me shumë siguri do jetë ndonjë projekt në anglisht që në këtë mënyrë ti futet tregut muzikor në Australi.