Siç dihet prej kohësh bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta është arrestuar dhe po vuan dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe pse ata kanë më shumë se 3 vjet që janë të ndarë, Rezarta asnjëherë nuk nguron të shpreh dashurinë e madhe dhe respektin që ka për burrin dhe babain e vajzës së saj Hera.

Së fundmi ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqet Ermali së bashku me Herën dhe në përshkrim të saj ajo ka bërë një dedikim prekës për bashkëshortin dhe e ka falenderuar për bekimet e shumta që i ka dhënë në jetë.

“Mjafton te shoh syte e tij per te kuptuar se jam femra me me fat ne bote, mjafton te shoh syte e saj per te te falenderuar ne kete bote e ne tjetren qe me dhurove kete bekim Zoti me ka dashur shume qe te solli te une, dhe te premtoj se do jem aty per ty ne cdo te mire e ne te keqe, per te kapercyer bashke cdo gje,”-përfundon Rezarta në rrjete sociale.




