Ata kanë disa vite që bashkëpunojnë dhe duke parë numrin e madh të koncerteve jashtë vendit dukësh se marrëdhënia profesionale mes Encës dhe menaxherit të saj Kastriot Berisha po ecte shumë mirë.

Mirëpo ditën e sotme ai i ka habitur të gjithë teksa nëpërmjet një statusi publik ka lajmëruar se nuk e përfaqëson më Encën, e madje e ka akuzuar atë për mashtrim, duke e kërcënuar me kanun se duhet ta respektojë për punën që ai ka bërë me të prej vitesh.

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde shnet .. vazhdojmee!”-ka shkruar ish-menaxheri i këngëtares, duke bërë të ditur se ka ndërmend t’i bllokojë asaj koncertet.




