Nga Shqipëria / E Premte 16 Mars 2018, 13:01

Jetesa është e lirë apo e shtrenjtë në Shqipëri? Do të habiteni se ku klasifikohet vendi ynë

Një kompani e cila quhet ‘MoveHug’, që i vjen në ndihmë njerëzve të cilët duan të udhëtojnë në botë duke ju treguar çmimet dhe sa të shtrenjta janë vendet anë e mbanë botës, ka bërë së fundmi një renditje të të gjithë vendeve që janë të shtrenjta dhe atyre që jetesa është shumë e lirë.

Ky vlerësim nga ana e tyre është bërë në bazë të shpenzimeve  të përditshme të një personi që zgjedh të vizitojë ose jetojë në një vend të caktuar duke përfshirë ushqimin , transportin, shërbimet themelore, restorantet dhe hotelet.

Sipas listës në Europë vendet më të shtrenjta janë Zvicra, Danimarka, Islanda dhe Norvegjia, ndërsa në më të lirat përfshihet, Ukraina, Gjeorgjia, Kosova etj.

Por vendi jonë pavarësisht se renditet në një nga vendet me jetesë më të lirë prapë nuk është në Top 10 shen e vendeve më të lira.

Lista e Plotë:

Kështu 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar janë:

1.Bermuda

2.Zvicra

3.Islanda

4.Norvegjia

5.Bahamas

6.Luksemburg

7.Danimarka

8.Singapori

9.Japonia

10.Izraeli

10 vendet më të lira për të jetuar në botë:

1.Pakistan

2.Egjipt

3.Ukraina

4.India

5.Tunisia

6.Kosova

7.Gjeorgjia

8.Azerbajxhan

9.Bangladesh

10.Algjeria