Gëzim dhe dasmë do të ketë në fund të muajt korrik për familjen e njohur Hoxha, pasi mesa duket një nga vajzat e familjes do të kurorëzohet me martesë.

Siç është bërë e ditur nga gazeta ‘Dita’ po përflitet së në fund të muajt korrik, vajza më e madhe e familjes Hoxha Lori, do ti jap fund beqarisë me të dashurin e saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari, në një ceremoni madhështore që do të mbahet në liqenin Como-s në Itali.

Sipas informacioneve kjo dasmë do të zgjasë një javë dhe pjesë e saj do të jenë edhe personazhet e njohur të televizionit. Por pavarësisht lajmeve kjo dasmë duket paksa e dyshimtë, duke pasur parasysh që Lori dhe Visi prej kohësh nuk janë parë së bashku dhe madje blogerja e njohur ka deklaruar se dasma nuk është në planet e saj.

Kështu që duke e ditur që Sara dhe Ledioni tashmë kanë deklaruar se shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, e me shumë gjasa do të jenë ata personat që do të martohen këtë verë në Como-s të Italisë.




