Ditën e djeshme një nga lajmet që qarkulloi në të gjitha portalet ishte edhe lajmi i ndarjes së këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga nga portjeri i ekipit ‘Partizani’ Alban Hoxha. U aludua gjatë se shkak i ndarjes ishte tradhëtia e Hoxhës ndaj Çiljetës dhe se për këtë arsye ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mirëpo edhe pse u diskutua shumë se mes tyre çdo gjë kishte marrë fund, pikërisht disa ditë pasi festuan përvjetorin e dytë të lidhjes, mesa duket asgjë e tillë nuk është e vërtet dhe çifti vazhdon të jetë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Lajmet i ka përgënjeshtruar vetë Çiljeta e cila nëpërmjet një videoje që postoi në adresën e saj, ka vërtetuar se ajo dhe Albani janë shumë mirë, duke mbyllur kështu të gjitha gojët e liga. Kjo video është e para video publike e çiftit dhe në këtë mënyrë ata zyrtarizuan edhe lidhjen e tyre 2-vjeçare.



