Nga Shqipëria / E Enjte 15 Mars 2018, 19:07

Flet Suada Sherifi: Burri nuk më gënjen dot me një festë , ja kur do bëhet dasma e vërtet

Suada Sherifi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e saj si nënë e re dhe ka treguar disa detaje më shumë për dasmën që ajo ëndërron të organizojë së shpejti.

Sic ka thënë dhe ajo vetë në 1-vjetorin e vajzës së saj, ajo dhe bashkëshorti organizuan dhe një darkë të madhe ku ftuan të gjithë familjarët dhe kjo darkë u konsiderua si një dasmë për ciftin, mirëpo ish Missi nuk është aspak dakord që ditëlindjen e vajzës së saj ta quaj si një dasmë dhe i ka kërkuar partnerit që shumë shpejt ata të organizojnë një ceremoni të vërtetë martese, ku Suada do të ketë mundësi të vesh edhe fustanin e bardhë.

“I them bashkëshortit ‘mos kujto se do më gënjesh me atë’”, – thotë ajo me të qeshur. Si çdo vajzë, edhe ajo do një dasmë të vërtetë, që ta gëzojë të plotë dhe ta kujtojë si ditën e saj dhe jo të Deizit.

“Kam dëshirë të bëjmë një dasmë të vërtetë. E kemi menduar dhe diskutuar shpesh. Un kam një merak për këtë: Pse ta quajmë 1-vjetorin e Deizit edhe si dasmën tonë? Unë nuk dua që të mbetet me aq, sepse mendoj se ajo ditë kishte në vëmendjen Deizin, pse t’ia heqim asaj vëmendjen?” – vazhdon të argumentojë Suada dëshirën për të pasur një ditë për veten.