Shqipëria është renditur së fundmi si një nga vendet më të varfra në rajon, ku pjesa më e madhe e popullsisë e nxjerr ditën me më pak se 10 dollar. Sipas portalit të huaj’ Our world in Data’ vendi jon renditet i fundit në Europë që ka popullsinë më të varfër.

Kjo renditje është bazuar në një renditje të Bankës Botërore ku ka bërë të ditur se vetëm 20.44% jeton me mbi 10 dollarë në ditë, ndërsa pjesa tjerr e popullsisë jeton me më pak dollar në ditë gjë që i ka habitur mediat e huaja.

Krahasuar me rajonin Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë. Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh, dhe Bosnja me katër të pestat e popullsisë./ Burimi:Ballkanëeb.


