Ledri Vula përveçse është një nga këngëtarët më të suksesshëm aktualisht në muzikën shqiptare, ai ka treguar gjithmonë se është edhe një djalë shumë i thjesht, i cili vazhdimisht mundohet të ndihmojë të gjithë fansat dhe njerëzit e thjesht që kanë nevojë për të.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtari i njohur do të jetë i ftuar në emisionin ‘Dua të të bej të lumtur’ ku ai do të surprizojë dikë, por në fakt edhe pse ka shkuar për të surpizuar një nga fanset e tij, Ledri do të përballet me mamanë e një vajze nga Kosova e quajtur Rebeka, e cila përpara disa kohësh humbi luftën me kancerin dhe ndërroi jetë në moshë shumë të re. Siç është mësuar Ledri ka qenë një ndër personazhet që ka ndihmuar financiarisht familjen e Rebekës dhe ka bërë të mundur që ajo të kurohet , por fatkeqësisht vajza nuk ja doli.

Ky takim me mamanë e vajzës e ka përlotur shumë reperin dhe në një moment ai rrëfehet se edhe këngën ‘Beautiful’ në bashkëpunim me Flor Mumjesin e kanë shkruar pikërisht për Rebekën.

“Kur kemi bërë këngën “Beautiful” na u ka kujtuar Rebeka, dhe na kanë shkuar lotët mua dhe Florit”,-është shprehur Ledri me lot në sy, teksa e ëma e Rebekës i qëndronte pranë.



