Nga Shqipëria / E Enjte 15 Mars 2018, 15:03

E papritur: Flori dhe Getoari ribashkohen përsëri, çfarë po përgatit dyshja?

Përpara shumë vitesh kantautori i njohur Flor Mumajesi dhe reperi Getoar Selimi ishin dy miq që gjatë gjithë kohës i shihje pothuajse bashkë. Ata madje kanë bashkëpunuar për disa këngë të suksesshme dhe kanë pasur dhe dy këngë së bashku të quajtura ‘Baby’ dhe ‘Ani ani syn’ të cilat përpara shumë vitesh kanë qenë dy nga këngët më të dëgjuara.

Mirëpo vitet e fundit dyshja nuk u pa më nën shoqërinë e njeri-tjetrit dhe pati disa aludime se miqësia e tyre ishte ftohur dhe kjo pasi nuk kishin më asnjë bashkëpunim bashkë.

Por ditë të mira duket se po vijnë për dy këngëtarët e suksesshëm, pasi së fundmi ka qenë Flori ai që ka shpërndarë një foto ku shihet së bashku me Getoarin.

Ka mjaftuar kjo që të gjithë të fillojnë ë aludojnë se dyshja e suksesshme po përgatit një bashkëpunim. Nëse vërtet ata po përgatisin një këngë  të re, atëherë pa diskutim do të jetë një sukses.