Nga Shqipëria / E Enjte 15 Mars 2018, 14:02

Policja që i mori mendjen të gjithë Shqiptarëve rrëfen vështirësitë e profesionit: Ndonjëherë qaj

Për ditën e 8 marsit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, shpërndau në adresën e tij foton e njërës prej policeve të Bashkisë  dhe reagimet e njerëzve të cilët u mahnitën pas vajzës në fjalë ishin të shumta, madje ata e shpallën dhe ‘Miss Policia Bashkiake’.

Duke qenë se Disilva Mucopata mori vëmendjen e të gjithë Shqiptarëve ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’ ku dhe ka treguar diçka më shumë për jetën e saj dhe për punën si police e bashkisë dhe për ngjarjet e vështira me të cilat përballet çdo ditë.

“Kur prishim ndonjë shtëpi, kur jemi të detyruar të nxjerrim familjarët nga banesa. Është situatë e sikletshme, unë e përjetoj, edhe qaj!”-është shprehur Disilva në studion e emisionit, ku ka rrëfyer gjithashtu se ngacmimet e meshkujve edhe kur ajo është në detyrë nuk janë të pakta.

“Pjesa e uniformës, ka ngacmime të ndryshme, të tipit: ‘O shefe do m’i vendosësh mua prangat?’”-tregoi bukuroshja.