Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv ku krahas ngjarjeve politike të ndodhura së fundmi, ajo ka folur dhe për një ndodhi të jashtëzakonshme që ka ndodhur mes Kryeministrit Rama dhe vajzës së saj të vogël Era.

Duke theksuar vazhdimisht se çdo gjë që kryeministri prek thyhet, ajo ka rrëfyer se si vajza e saj Era ka thyer krahun pas takimit me Edi Ramën.

"Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin, por me Linda Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet.”-rrëfeu kryetarja e LSI-së./ Burimi: Blitz.al



