Nga Shqipëria / E Enjte 15 Mars 2018, 12:12

Rikthehet fuqishëm Era Istrefi, këngëtarja zbulon ‘Bonbon-in’ e ri që do vijë së shpejti

Era Istrefi përpara dy vitesh bëri bujë me këngën e saj ‘Bon Bon’ që u kthyer në një nga këngët më të dëgjuara jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, duke e kthyer këngëtaren shqiptare në një yll ndërkombëtar.

Pas kësaj kënge, Era bëri i një kontratë me ‘Sonny Music’ dhe ka nxjerr edhe disa këngë të tjera, një ndër tyre ishte edhe bashkëpunimi me reperin amerikan Freanch Montana.

Mirëpo prej disa kohësh këngëtarja nuk ka nxjerr asnjë këngë të re dhe pas prishjes së marrëdhënieve me menaxherin e saj Faton Shoshi nuk dihej nëse ajo do të nxirrte ndonjë projekt të ri.

Por së fundmi këngëtarja i ka surprizuar të gjithë pasi ka shpërndarë disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të dali së shpejti në treg. Nga video shihet që kënga është ritmike dhe pritet që të jetë një sukses dhe të ketë fatin e super hitit ‘Bonbon’.