Nga Shqipëria / E Enjte 15 Mars 2018, 12:12

Çiljeta i jep fund lidhjes me Alban Hoxhën? Ky detaj i nxjerr zbuluar

Lidhja e tyre është një nga temat më të diskutuara në media dhe kjo pasi këngëtarja e njohur Çiljeta dhe portieri i ekipit 'Partizani' Alban Hoxha janë munduar që këtë lidhje ta mbajnë larg syrit të publikut.

Ata përpara disa ditësh festuar dy vjetorin e lidhjes së tyre nëpërmjet një feste private, por mesa duket pak pas 2 vjetorit të lidhjes ata janë përballur me problem në marrëdhënien e tyre.

Siç është bërë e ditur si Çiljeta dhe portieri nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram gjë që ka ngritur dyshimet se ata kanë mosmarrëveshje në lidhjen e tyre dhe madje edhe janë ndarë.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto lajme dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre./Burimi:Panorama Plus