Siç është bërë e ditur së fundmi nga ana e Shërbimi Kombëtar të Punësimit më shumë se 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të këtij institucioni ku dhe kërkojnë punëtorë për vendet vakante që kanë në kompanitë e tyre. Sipas informacioneve në total ka rreth 4740 vende të lira pune.

Ajo që bie më shumë në sy është se punëtorët që kërkohen nuk kanë nevojë të kenë mbaruar ndonjë kurs profesional ose ndonjë shkollë pasi kërkohen më shumë punëtor krahu.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara online vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë për zanate, si rrobaqepës, prestart, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Gjithashtu përveç këtyre vendeve kërkohen edhe persona të cilët kanë mbaruar arsimin e lartë si si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, etj. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Të gjithë të interesuarit për një vend pune mund të vizitojnë faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit


