Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Mars 2018, 18:06

Rike Roçi i rikthehet televizionit, bëhet pjesë e spektaklit të njohur

Të gjithë e mbajnë mend ish konkurrenten sexy të ‘Big Brother Albania’ Rike Roci e cila me bukurin dhe format e saj trupore tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, duke u kthyer në një nga vajzat më të komentuara.

Edhe pas mbarimit të aventurës së saj në ‘Big Brother’ Rike vazhdoi të komentohesh për shumë gjatë dhe mori pjesë dhe në disa spektakle të njohura në Shqipëri, mirëpo prej disa kohësh askush nuk kishte dëgjuar gjë për të.

Së fundmi mesa duket ish banorja ka disa lajme të mira, pasi është rikthyer në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta shohin në spektaklin e njohur ‘Dancing with the Stars’ ku Rike do të jetë një nga konkurrentet e këtij edicioni.

Këtë gjë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi ku shihet duke u ushtruar në palestrën e DWSA.