Nga Bota / E Mërkurë 14 Mars 2018, 18:06

Menduam se Jennifer Aniston la burrin për Brad Pitt, por e vërteta paska qenë ndryshe

Ndarja e aktores së njohur Jennifer Aniston nga bashkëshorti i saj Justin Theroux ishte një nga lajmet që bëri bujë javët e fundit në mediat botërore dhe kjo pasi u fol gjatë dhe u aludua se Jennifer e kishte braktisur bashkëshortin për tu rikthyer me ishin e saj Brad Pitt, i cili po ashtu u nda nga aktorja e njohur Angelina Jolie.

Mirëpo mesa duket fajin e ndarjes nuk e ka pasur aktorja e njohur, por ish bashkëshorti i saj i cili duke se del me një femër tjetër.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Justin mund të ketë nisur një lidhje me artisten dhe mikeshën e ngushtë të Selena Gomenz, Petra Collins. Ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe mendohet se mes tyre po lind diçka e bukur.

Mirëpo ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga Selena, e cila ka vendosur ta heq mikeshën e saj të ngushtë nga instagrami.