Ditën e sotme shumë nga personazhet e njohur shqiptar kanë uruar të gjithë ndjekësit për ‘Ditën e Verës’ dhe një ndër tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur Aurela Gace, e cila mund të themi që ka bërë një urim shumë të veçantë së bashku me vajzën e saj të vogël Abigail.

Siç ka treguar dhe në disa video të postuara së fundmi në adresën e saj, Aurela shfaqet duke bërë një shëtitje me vogëlushen e saj, ku dhe po i këndon disa këngë. Por reagimi i saj kur dëgjon muzikën që po i bën mamaja është shumë i bukur, pasi menjëherë fillon dhe kërcen.

Më pas ajo shihet teksa përpiqet të bëjë vetë disa tinguj muzikor dhe kjo gjë tregon se ashtu si mami i saj dhe ajo mund të ketë vesh muzikor.



