Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Mars 2018, 17:05

Surprizon Valbona Selimllari, publikon foton e rrallë me fëmijët

Valbona Selimllari është një nga Misset më të bukura shqiptare, e cila edhe pas kaq shumë vitesh mbetet po e njëjta femër e bukur si në rinin e saj. Ajo ka qenë shpesh pjesë e mediave online për shkak të jetës së saj , të cilën ish Missi i njohur mundohet që ta ruaj dhe ta mbaj larg syrit të publikut.

Për këtë arsye vetëm pak vite më parë u bë i ditur lajmi se në fakt Valbona është nënë e tre fëmijëve, të cilët ajo asnjëherë nuk i ka ekspozuar publikisht dhe nuk parapëlqen që të publikojë foto të ndryshme me ta.

Por sot në Ditën e Verës ajo ka zgjedhur që të urojë të gjithë njerëzit me një foto shumë të rrallë, ku shfaqet pranë tre fëmijëve të saj.

Në foton e publikuar shihet sesi ata i kanë vendosur duart mbi njëri-tjetrin dhe shihen veroret e vendosura në dorë.

Pranë fotos ish Missi ka shkruar: “Gëzuar Ditën e Verës”.