Pas një viti që nga ngjarja tronditëse ku Lirije Lami vdiq pasi ishte helmuar, është zbuluar më në fund që në fakt fajtore për helmimin e saj ka qenë nusja 21-vjeçare Marjana Cmeta që i kishte hedhur fotoksinë në ushqim.

Zbulimi i së vërtetës u bë i mundur falë një operacioni të quajtur ‘Heshtja e Zgjatur’.
Por pas lajmeve që qarkulluan së fundmi edhe bashkëshorti i 21-vjeçares që është akuzuar për krimin, ka bërë një dedikim shumë prekës për të ëmën në adresën e tij.

"Nënë ti shkove n'tjetër botë e këtu më le mua më smun të dëgjoi nga ti fjalën bir të dua. Të mrri zoti ty moj nënë e më la mua pa ty. Mërzitem shumë moj nënë që më s'mund të shoh me sy, shpesh mendoj për ty nënë e kujtoj ditët që kaluam bashkë.
Prej që vdiqe ti moj nënë në zemër mu formua një boshllëk kur afrohem te varri yt syt mu mbushen plot me lot. Nënë ti më le mua dhe shkove në tjetër botë të gjithë më shikojnë moj nënë ndoshta ju dhimbsem unë, oj nënë.
Të gjith e kanë ditur se të kam dashur shumë kur fle natën nënë unë vetëm për ty mendoj do të doja të kem pranë dhe fytyrën tënde ta ledhatoj, jam pishman moj nënë se nuk ta dita vlerën prej që vdiqe ti moj nënë vdekja yte na mbylli derën askush moj nënë më tek ne nuk vie që prej asaj dite kur u largove prej kësaj shtëpie", shkruan Olti Lami.




