Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka lajmëruar së fundmi se për shkak të problemeve shëndetësore do ti duhet të anulojë të gjitha pjesëmarrjet e saj në turneun botëror që po bënte së bashku me këngëtarin e njohur Bruno Mars.

Ajo ka treguar se për shkak të dhimbjeve të forta që i kanë shkaktuar daljet e dhëmballëve të pjekurisë do ti duhet që të qëndrojë disa kohë pa punuar.

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga shfaqjet me Bruno Mars. Kam performuar me dhembje të tmerrshme për shkak të dhëmballëve të pjekurisë dhe dentisti dhe mjeku më kanë thënë që duhet t’i heq menjëherë. Po e shijoja kaq shumë këtë turne dhe jam kaq e mërzitur që jeta më solli këtë, por me shpresë do të shërohem shpejt dhe do të rikthehem sa më shpejt që të mundem. Faleminderit për mirëkuptimin.”-ka shkruar këngëtarja në Instagram.



