Kemi dëgjuar shpesh për sherret virtual mes personazheve të njohur dhe ndjekësve të tyre, të cilët nuk ngurojnë aspak të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me pamjen ose veprimet e vipave. Por në shumë raste këto komente negative nuk kalojnë pa u vënë re dhe nga ana e personazheve të njohur, të cilët nuk ngurojnë aspak tu kthejnë përgjigje në të njëjtën mënyrë.

Së fundmi një prej personazheve që është ofenduar publikisht nga një fanse ka qenë këngëtarja e njohur Samanta Karavella, e cila ka qenë shumë e diskutuar për ndryshimet që ka pësuar në pamjen e saj.

Njëra prej ndjekëseve të saj mesa duket nuk i ka pëlqyer këto ndryshime dhe i komentuar në një foto: “ Je shumë e shëmtuar, pzz ma shpife”.

Por Samanta nuk ka nguruar ti kthej asaj një koment duke thënë: “S’të them dot gjë se nuk paske as kokë as profil, për sy besoj’.



