Adelina Tahiri siç dihet prej disa kohësh është martuar me milionerin maqedonas, i cili është disa vite më i madh se ajo në moshë, ata gjithashtu presin që shumë shpejt të bëhen prindër të një djali pasi këngëtarja lajmëroi pak javë më parë se është shtatzënë.

Ajo është kthyer momentalisht në një nga këngëtaret më të përfolura dhe jeta e saj gjithmonë përbën një interes për publikun.

Siç dihet Adelina prej kohësh ka lajmëruar se do të niste edhe bashkëjetesën me bashkëshortin e saj dhe shpesh herë ka ndarë disa foto ku na ka prezantuar shtëpinë e saj luksoze .

Mesa duket dekorimi i shtëpisë ka mbaruar dhe sot Adelina ka zbuluar dhe një pjesë tjetër të shtëpisë ku shihet qartë arredimi luksoz dhe mobiliet e mbuluara me ngjyrën e arit. Gjithashtu diçka tjetër që bie në sy është edhe një pikturë ku shihet këngëtarja së bashku me bashkëshortin.




