Një nga debatet më të diskutuara së fundmi në media ka qenë monologu që Mustafa Nano bëri në emsionin e tij ‘Provokacja’ ku kritikoi publikisht veshjen e moderatoreve Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit duke i quajtur ato vulgare. Në këtë debat madje ka ndërhyrë edhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga e cila ka mbajtur anën e dy moderatoreve.

Ditën e djeshme Rudina ka qenë e ftuar në emisionin e Nanos, ‘Provokacja’ ku ka treguar se edhe ajo do ta nxirrte gjoksin nëse do të ishte e nevojshme.

“Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja.”-u shpreh gazetarja e njohur.

Më tej, Xhunga shtoi se i duartroket të gjitha vajzat bukuroshe të emisioneve sportive, sepse ato i bëjnë të shikueshëm këto emisione. “Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madrit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive. Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera.”-u shpreh ajo./ Burimi: Shqipëria ime


