Alketa Vejsiu ka lajmëruar së fundmi se në datën 19 mars do të kthehet në ekran me emisionin më të ri i cili titullohet ‘Në kurthin e Piter Panit’. Mirëpo akoma pa filluar emisioni i ri i cili do të jetë një spektakël dedikuar fëmijëve, ajo ka lajmëruar së fundmi edhe projektin që do të sjell në shtator.

Edhe pse na ndajnë shumë muaj nga fillimi i sezonit të ri televiziv, moderatorja e njohur nuk ka duruar dot dhe ka treguar se emisioni i saj i preferuar ‘Dance with me’ do të startojë në muajin shtator.

Ajo ka postuar së fundmi një foto ku shihe në një nga netët e emisionit të njohur dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Para se ta fshij nga telefoni po e hedh edhe njehere! "Dance With Me Albania" nje nga formatet e mi te preferuar do rikthehet serish ne ekran ne shtator!,”-përfundon Alketa.



