Lidhja mes reperit të njohur Majk dhe ish të dashurës së tij Majlinda Zekës, ka qenë një lidhje e cila është diskutuar shumë nga mediat duke qenë se ndarja e tyre nuk ka qenë aspak paqësore, pasi Majlinda mbeti shtatzënë dhe Majk në fillim nuk e pranonte se fëmija ishte i tij. Kjo gjë bëri që për shumë muaj, deri sa Roani i vogël erdhi në jetë, të ishte një nga temat më të diskutuara në Shqipëri.

Mirëpo tashmë Roani është rritur dhe edhe pse Majk shumë rrallë ndan moment me të në rrjetet sociale, ka treguar së fundmi se për të djali është dhurata më e bukur që ka marrë në jetë.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e njohur ‘NIN’ ku ka treguar dhe për marrëdhënien e veçantë që ka me të birin.

“Roan është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Çdo ditë më bën të lumtur edhe më jep një buzëqeshje në fytyrën time. Nuk kam fjalë ta përshkruaj dashurinë që kam për të. Në karrierën time nuk ka ende një këngë që të jetë dashuri apo dedikim 100% por në të ardhmen mendoj se do të jetë për Roanin një këngë e tillë. Është gjithçka ndryshe. Prej momentit që ka ardhur në jetë mendoj ndryshe. Kam qejf të ndjek hapat e mij, ta inspiroj unë, por gjithsesi nuk do t’i imponoj asgjë. Puna ime është t’i tregoj të mirën ose të keqen” ka thënë reperi.



