Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Mars 2018, 13:01

Njihuni me dembelët e Shqipërisë, ja në cilat qytete njerëzit refuzon të punojnë

Së fundmi një nga studimet e kryera nga INSTAT ka qenë në lidhje me forcën e punës dhe dëshirën që shqiptarët kanë për të punuar ose jo. Në fund të këtij studimi kanë dal në përfundim se qarqet më dembele në Shqipëri, të cilat nuk duan dhe nuk kërkojnë një punë, janë dy.

I pari është qyteti bregdetar Durrësi, ku qytetarët shfaqin interesa më të ulëta për të punuar krahasuar me qarqet e tjera. Në raportin e INSTAT në lidhje me punësimin gjeti se në qarkun bregdetar 52.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç kërkon të punojë. Ky është treguesi më i ulët në rang kombëtar.

Ndërsa qarku i dytë më dembel në Shqipëri është Lezha, në të cilën vetëm  54.9% e popullsisë kërkojnë punë.

Ndryshe nga durrsakët dhe nga lezhjanët, qarku qe ka kërkuar më shumë punë për vitin 2017 ka qenë  Elbasani. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 66 % e popullsisë mbi 15 vjeç në këtë qark kërkon të punojë, gati 7 pikë përqindje me i lartë se treguesi mesatar i pjesëmarrjes në forcat e punës në rang kombëtar. Më pas është renditur qarku i Fierit, ku 64% e qytetarëve kanë shfaqur interes për tu punësuar. Po ashtu qarqet e Vlorës, Beratit dhe të Shkodrës shfaqin gatishmëri më të lartë për të punuar se pjesa tjetër vendit.

Gjithashtu pavarësisht gatishmërisë për të punuar , qarqet e Tiranës, Kukësit dhe Korçës kanë shfaqur një gatishmëri më të ulët për të marrë pjesë në tregun e punës, duke u krahasuar me mesataren kombëtare.

Ndër të tjera në rang kombëtar INSTAT shprehet se në krahasim me vitin 2016, në vitin që lamë pas është rritur dukshëm forca e punës duke shënuar 59.1 për qind në fund të vitit 2017 në rritje gati 2 pikë përqindje në krahasim me 2016.