Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Mars 2018, 12:12

Më në fund: Floriana Garo bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i vajzës

Më në fund moderatorja e njohur ka ndarë ditën e sotme me të gjithë ndjekësit gëzimin e madh që është bërë nënë për herë të parë të një vajze. Ajo dhe partneri i saj Enis Daci janë bërë prindër të një vogëlusheje, të cilën siç ka lajmëruar edhe vetë Floriana e kanë quajtur Adia.

Në një postim në Instagram moderatorja e njohur ka treguar se në fakt Adia ka ardhur në jetë që para dy ditësh, pra në 12 mars dhe vetëm sot ajo mundni të ndante lajmin e gëzueshëm me ndjekësit dhe miqtë e saj.

“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!-ka shkruar Floriana në përshkrimin e fotos ku shihet dora e vogël e së bijës.