Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Mars 2018, 12:12

Dalin fotot: Zaimina fotografohet për herë të parë pas lindjes pranë partnerit

Ka kaluar më pak se një muaj që kur këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë të një vajze, të cilën e quajti Khloe. Mirëpo që nga ajo ditë  këngëtarja nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe të gjithë ishin kurioz të shikonin sesi duket ajo pas lindjes.

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve është mbajtur mbrëmja gala e spektaklit ‘Rikthimi i Dallëndysheve', ku pjesë e të ftuarve ka qenë edhe Zaimina.

Ajo është fotografuar teksa po dilte nga salla dhe shihet së bashku me bashkëshortin e saj Klodian Asllani, me të cilin del për herë të parë publikisht në një event.

Ajo ishte e veshur me një fustan të zi dhe një pallto të kuqe dhe dallohesh qartë që këngëtarja është në një formë mjaft të mirë fizike./Burimi:Revista 'Who'.