Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 19:07

Dafina dhe Ledri sërish bashkë? Reperi i njohur tregon më në fund të vërtetën

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë një nga çiftet më të komentuara dhe më të pëlqyera dikur. Por ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe secili vazhdoi jetën e tij. Mirëpo së fundmi kanë qarkulluar disa foto ku ish çifti janë parë së bashku në një restorant.

Këto foto u komentuan gjatë nga mediat  mirëpo Ledri në nje intervistë për 'Prive' i ka dhënë fund aludimeve duke thënë se ata janë thjesht miq.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe miqësi mes nesh. Pavarësisht ndarjes ne vazhdojmë të ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi një respekt të veçantë për njëri-tjetrin. Para disa ditësh kemi drekuar së bashku me menaxherin e saj dhe kemi folur rreth disa koncerteve ku pritet të jemi të dy të ftuar dhe për të performuar së bashku disa nga bashkëpunimet muzikore”, është shprehur ai./Burimi:Syri.net