Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 19:07

Më afër nga sa e mendonim: Armina tregon më në fund ku do të bëhet dasma me Shkëlzenin

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin 'Rudina' ku ka folur për 'Javën e Modës' dhe madje ka rrëfyer dika më shumë për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën dhe për planet që dyshja ka për martesë.

Ajo ka treguar se në fakt dasma është më afër nga sa ne mendonim dhe se kanë filluar përgatitjet.

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese,”-u shpreh Armina.

Ndërkohë ë vonë tregoi se ata ende nuk kanë caktuar një datë për dasmën sepse nuk do qe të ndihet në tension nga përgatitjet e dasmës.

“Për dasmë nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit.