Fjolla Morina ka qenë shpesh herë në vëmendje të mediave të cilat flasin shpesh për jetën e saj luksoze, si dhe për ngjashmërinë e madhe që këngëtarja ka me yllin botëror Kim Kardashian.

Ajo në çdo dalje të saj publike shfaqet gjithmonë shumë e kuruar dhe të shumtë janë ata të cilet duan të dinë nëse ajo është po aq e bukur edhe natyrale.

Ditën e sotme këngëtarja ua ka shuar kureshtjen të gjithëve pasi ka postuar disa video ku shfaqet pa pikë make-up-i. Fjolla shfaqet duke bërë një trajtim për fytyrën dhe shihet sesi duket edhe natyrale.

Këngëtarja i ka habitur të gjithë pasi ajo duket po njësoj pa asnjë ndryshim. Së fundmi ajo është përfolur shumë për një lidhje me një biznesmen nga Kukësi, por ende nuk ka reaguar mbi këto lajme.



