Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 18:06

Stresi do t’ju shkrijë së qeshuri, ja çfarë i bëri shoferit që i kishte zënë rrugën

Problemet me qarkullimin dhe me shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit është një nga tematika më të diskutuara në vendin tonë. Të gjithëve na ka rastisur që të hasim problem gjatë momentit që jemi duke udhëtuar me makinë dhe e njëjta gjë i ka ndodhur së fundmi edhe reperit të njohur Stresi, i cili ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për ti dhënë zgjidhje problemit të tij.

Në videot e postuara prej tij në Instagram, shihet teksa ai është duke udhëtuar së bashku me miqtë e tij dhe përpara kanë një makinë e  cila u ka bllokuar qarkullimin. Por në xhamin e makinës ishte i shënuar një numër, duke qenë se pronari e ka nxjerr atë në shije dhe djemtë duke mos e menduar dy herë  i kanë rënë numrit dhe i kanë kërkuar shoferit që të lirojë rrugën.

“Pash Zotin, taksirat se jemi duke ardhur pas teje, na e liro pak rrugën!”-dëgjohet t’i thotë një prej djemve shoferit në telefon, ndërkohë që të tjerët qeshin me të madhe.