Historia e Gëzim Abdulit ishte një nga historitë që preku një Shqipëri të tërë. Ai ishte i ftuar pak javë më parë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ ku u vendos përball një çifti pastorësh të cilët dëshironin që të birësonin dy vajzat e Gezimit, i cili nga pamundësia për ti rritur i kishte çuar në një jetimore.

Ai refuzoi publikisht që vajzat e tij të birësoheshin nga pastori, por edhe pse të gjithë u munduan ta bindnin Gezimi ishte i prerë në vendimin e tij.

Veprimi i tij duke mos lejuar që vajzat të merreshin nga një familje tjetër, preku shumë njerëz dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale. Menjëherë sapo rasti i tij u bë publik, Hoxha Ahmed Kalaj ofroi ndihmën e tij për ti siguruar të ardhura Gëzimit, që në këtë mënyrë ai të kujdeset për vajzat e tij.

Së fundmi Hoxha i njohur ka bërë të ditur se tashmë Gëzimi është punësuar nga një person që nuk dëshiron të bëjë publik identitetin e tij dhe ka bërë një kontratë 5 vjeçare pune, nga e cila do të paguhet 40 000 mijë lek çdo muaj, plus siguracione.

Njoftimi i Hoxhës Ahemd Kalaja
Surpriza e pare.
Gezimi qe gezoi te gjithe njerezit me qendrimin e tij fisnik mbylli nje kontrate pese vjeçare pra per 5 vite per 40 000 leke afersisht 300 euro kjo neto plus kesaj edhe me siguracione te paguara 7625 leke.
Me interesant eshte fakti se donatori nuk deshiron te behet i ditur; Allahu e bekofte.
Sapo kemi filluar.
Zot mos u perdorte emri yt per tu ndare familjet; prinderit nga femijet;
Zot emri yt u perdorte per dashuri e bashkim.
Amin!
Zoti im bashkoje kete familje edhe çdo familje qe prinderit edhe femijet nuk bashkohen per arsye qe nuk jane arsye.
Amin.




