Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 17:05

Nëse keni nishane në këto pjesë të trupit jeni me fat, ja farë kuptimi kanë

Çdo njëri prej nesh ka nishane në trupin e tij. Ato mund të ndodhen kudo në çdo pjesë të trupit në duar, në këmbë, në fytyrë etj, por shumë mendojnë se nishanet në fakt kanë një kuptim shumë të veçantë dhe ky kuptim varet nga pozicioni në të cilin nishani ndodhet. Ato mund të tregojnë shumë për një person për fatin e tij, pasurinë, dashurinë etj.

Pak më poshtë keni domethënien dhe kuptimin e nishaneve në disa prej pjesëve të trupit.

Nishani midis vetullave

Nishani në këtë pjesë të trupit lidhet me karrierën. Ajo tregon se do të keni shumë sukses nga kjo anë.

Nishani midis syve dhe vetullës

Nishani në këtë pjesë të trupit tregon se jeni një person që adaptoheni menjëherë me të tjerët, tregoheni mirë me to dhe mund ju pëlqen të udhëhiqni.

Nishani në buzën e sipërme

Nishani në buzën e sipërme tregon se kujdeseni shumë për mënyrën se si ushqeheni dhe visheni. Ju keni gjithashtu shumë miq.

Nishani tek mollëzat

Nishani tek mollëzat tregon se keni pozicion të rëndësishëm në punë dhe keni shanse për t’u bërë të pasur.

Nishani tek pëllëmba e dorës

Nishani brenda pëllëmbës së dorës tregon se nuk do t’ju mungojnë asnjëherë paratë. Jeni inteligjentë, ambiciozë dhe mund ta bëni lehtësisht udhëheqësin. Ndërsa, nishani në pjesën e sipërme të dorës tregon se keni aftësi të mira menaxhuese dhe financiare, dhe jeni mirë ekonomikisht.

Nishani tek këmbët

Nishani tek tabani i këmbëve tregon se udhëtoni shpesh, ju pëlqejnë gatimet e ndryshme etj. Përveç kësaj, jeni shumë të aftë në punën që bëni dhe mund të bëheni një lider i mirë.