Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 16:04

Dasmë në horizont për Redon Makashin? Këngëtari jep më në fund një përgjigje

Ai është një nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare dhe gjithashtu një nga më të preferuarit për publikun e gjerë. Redon Makashi me këngët e tij dhe zërin e veçantë ka arritur që prej vitesh të mbijetojë në tregun muzikor shqiptar dhe të sjell një muzikë të vërtetë.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’ ku është ngacmuar nga moderatorët në lidhje me jetën e tij private dhe se kur ka në planë që të martohet.

Ndërkohë që Isli dhe Ori po mundoheshin vazhdimisht që ti jepnin atij ide se ku mund ta bëjë dasmën e tij, Redoni në një moment ka thënë se në fakt nuk ka në planë që të bëjë ndonjë dasmë.

‘Nuk do bëj dasmë fare!’, shprehet këngëtari duke treguar më tej se tani dasmat janë bërë shumë shoqërore, jo si dikur që kanë pasur tradita.