Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të talentuara të humorit, e cila së fundmi është bërë më e njohur për publikun dhe fal emisionit të saj ‘Mos i fol shoferit’.

Por mesa duket pas pjesëmarrjes së saj në ‘Dane with me’ Rudina do të qëndroj për shumë gjatë në televizionin Klan dhe kjo pasi ajo do të jetë pjesë e emisionit më të ri që do të fillojë së shpejti ‘Në kurthin e Piter Panit’ që do jetë nën prezantimin e Alketa Vejsiut.

Sipas moderatorëve të emisionit ‘Chaud Patate’ në radio NRG , Rudina do të jetë çdo të hënë së bashku me Alektën në emisionin e ri.

Siç kanë treguar dhe ata krahas të ftuarve që do ndryshojnë çdo javë do të ketë edhe disa personazhe që do jenë aty përherë për të ndihmuar fëmijët që të ngacmojnë të ftuarit. Njëra prej tyre do të jetë dhe moderatorja e aktorja Rudina Dembacaj.



