Lori hoxha dhe Vis Bajraktari janë një nga çiftet më jetëgjata të showbizit shqiptar dhe kjo pasi ata e kanë nisur lidhjen e tyre në një moshë shumë të vogël dhe që atëherë kanë qenë pothuajse të pandarë nga njëri-tjetri.

Mirëpo edhe pse janë një çift shumë simpatik së fundmi duke qenë se kanë postuar shumë dedikime të çuditshme, është aluduar se mes tyre çdo gjë kishte marr fund. Mirëpo një gjë e tillë kurrë nuk u pranua nga asnjëra palë.

Së fundmi një ndjekëse e Visit i ka lënë një koment në një foto ku shanë Lorin dhe si rrallëherë ai nuk ka nguruar ti jap një përgjigje asaj duke i mbyllur gojën një herë e mirë.

“Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën!”-i ka shkruar dikush Visit dhe ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.

“Ajo është perëndeshë!”-i ka shkruar ai komentuesit, shoqëruar me një emoji që nënkupton se duhej ta qepte gojën! Burimi: Opinion



