Edhe pse vendi jonë është një nga vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave dhe njerëzi zakonisht ankohen për jetesën që ofron Shqipëria dhe shumë të tjerë vendosin që të largohen nga këtu, sipas raporteve të fundit rezulton se Shqipëria është një nga vendet më optimiste në rajon për 2018-në.

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga Komisioni Europian, rezulton se një pjesë e madhe e vendeve të Europës ka pritshmëri shumë të ultë për vitin 2018 dhe mendojnë se jeta e tyre nuk do të përmirësohet, madje shteti ynë fqinjë Greqia është një nga vendet më pesimiste në rajon me 36% e popullsisë që mendon se jeta e tyre në 2018 do të përkeqësohet.

E ndërsa Shqipëria i ka habitur të gjithë pasi siç është raportuar popullsia në vendin tonë është një nga më optimistet në të gjithë Europën. Sipas sondazhit që KE ka zhvilluar në 2027 shqiptarët janë populli më optimist për 2018. 61% e tyre mendojnë se pritshmëritë për 2018 janë më të mira, 13% e tyre që do të përkeqësohen, 25% në kushte të njëjta dhe 2% e tyre janë përgjigjur me “nuk e di”.

Sipas Monitor Shqipëria ka përqindjen më të lartë të optimizmit në të gjithë Europën. Ajo është e ngjyrosur me jeshile të errët në hartën e nivelit të optimizmit dhe rezulton se është e vetmja që ka nivelin e optimizmit mbi 60%. Pas saj renditet Suedia dhe Irlanda.

Ndërsa për fqinjët tanë në Ballkan mesa duket nuk ka aspak optimizëm për të ardhmen pasi 48% e serbëve mendojnë se nuk do të kenë ndryshim në jetën e tyre dhe 15% mendojnë se do të përkeqësohet jeta e tyre në 2018. Në Maqedoni, 42% e tyre mendojnë se nuk do të kenë ndryshime në cilësinë e jetës, 14% përkeqësim dhe 40% përmirësim./Burimi:Monitor
