Nga Shqipëria / E Martë 13 Mars 2018, 13:01

Sara Hoxha fillon punë dhe jo, nuk është në televizion

Lori Hoxha dhe motra e saj Sara janë dy nga femrat më të pasura në Shqipëri që trashëgimia e tyre u mundëson një jetë shumë komode dhe edhe pse ato janë diplomuar në profesione të caktuara, asnjëra nuk është se e ushtron profesionin e saj dhe s’kanë pasur nevojë të punojnë ndonjëherë.

Por së fundmi Lori ka zbuluar që Sara në fakt ka një talent, që në qoftë se një ditë vendos ta përdor në jetën reale mund të kthehet në një biznes shumë fitimprurës.

Ajo ka treguar së fundmi në disa postime në isntastory se motra e saj e vogël gatuan ëmbëlsirat më të mirë në botë dhe siç është shprehur ajo mbase një ditë mund të hapi dhe një biznes.

“Tiramisu me banane dhe nutella, falë Sarës. Ende nuk ka një biznes të sajin, por nëse ja kërkon me mirësjellje mund ta përgatisë edhe për ju,”- shkruan Lori.