Prej kohësh këngëtarja e njohur Enca ka lajmëruar se së shpejti do të rikthehet në tregun muzikor me një këngë të re që quhet ‘Dua’ dhe siç është lajmëruar pjesë e këtij projekti do të jetë edhe modeli i njohur spanjoll Pierluigi Fracassi.

Siç është bërë e ditur pritet që ky videoklip të jetë shumë provokues dhe këtë gjë e ka treguar edhe vetë këngëtarja nëpërmjet disa postimeve që ka bërë së fundmi në snapchat, ajo ka postuar disa sekuenca shumë provokuese nëpërmjet saj dhe modelit të njohur.

Në videot e publikuara shihet Enca duke zhveshur Pierluigin dhe ajo shfaqet vetëm me të brendshme dhe kamera fokusohet vazhdimisht mbi trupat e tyre.

Pas këtyre pamjeve të gjithë mezi presin këngën e re të Enës, që do të publikohet shumë shpejt.




