Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi në Dropull, ku katër alpinist të rinj janë bllokuar në shpatin e thepisur të malit Murganës dhe kanë mundur të dalin prej andej vetëm nëpërmjet ndihmës së një 70-vjeçari nga fshati Vrisena Dropull, i cili u kthye në hero të ngjarjes dhe shpëtoi katër jetë njerëzish.

Siç u bë e ditur katër alpinistët ishin nisur prej fshatit Selo për të mbërritur deri në Sotirë dhe u gjendën në një terren të thepisur malor, ku humbën orientimin dhe u bllokuan në një pyll të quajtur “Gështenjat e Djegura”.

Sipas të rinjve ata kanë ndezur zjarr për të kaluar natën dhe të ftohtin, por më vonë u detyruan që të kërkonin ndihmë pasi po dehidratoheshin pas mungesës së ujit për 12 orë.

Ndërkohë një helikopter ushtarak edhe pse e lokalizoi grupin e humbur e kishte të pamundur që të hynte në atë zonë. Kështu që forcat e shpëtimit kërkuan ndihmën e Lefterit, i cili i udhëhoqi ata në një ecje prej 5-6 orësh deri sa arritën tek katër të rinjtë.

“Në atë vend nuk shkonte asnjeri, vetëm unë dhe një tjetër, pasi e dinim rrugën se punonim atje. Ata kishin një zjarr të ndezur. Ne zbritëm poshtë të lidhur”, u shpreh 70-vjeçari për Top Channel.

Siç ka treguar edhe perfekti i qarkut që u morë me drejtimin e këtij operacioni, pa ndihmën e 70-vjeçarit nuk do të kishin mundur të shpëtonin katër alpinistët.
Burimi:Top Channel


