Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 17:05

Edhe pse i dha fund lidhjes me Rozën, Rita Lati është mirënjohëse ndaj Stines, ja përse

Lidhja mes këngëtarit të njohur Stine dhe moderatores Roza Lati ka qenë një nga lidhjet më të përfolura disa vite më parë dhe ata ishin dikur një nga çiftet më të preferuar për publikun. Pak vite pasi i kishin dhënë fund lidhjes Stine dhe Roza morën pjesë në spektaklin 'Dance with me' së bashku dhe aty treguan se pavarësisht të gjithave ata janë shumë miq të mirë dhe kanë respekt për njëri-tjetrin.

Të njëjtën gjë ka treguar dhe nëna e Rozës, aktorja e njohur Rita Lati e cila ka shprehur një respekt dhe mirënjohje të madhe për Stinen së fundmi në emisionin Why not? ku ka qenë e ftuar.

"E preferonin atëherë vajzat dhe e doja shumë Nestin, djalë shumë i edukuar, familje e mrekullueshme. Por ishit shumë të rinj, shumë të vegjël kështu që mami nuk e lodhi shumë trurin për këtë pjesë. E falënderoj shumë se në atë moshën që ti kishe Nestin, shoqet kishin 100 Nesta. I jam mirënjohëse deri në fund Nestit", është shprehur Rita Lati.