Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 17:05

Beyonce lajmëron këngën e re me titull 'OTR', por vëmendjen e merr Noizy me komentin epik

Beyonce prej kohësh nuk kishte nxjerr asnjë projekt të ri muzikor dhe kjo pas albumi të saj që bëri bujë përpara disa kohësh. Diva e muzikës së huaj ka lajmëruar se më në fund ajo do të vij me një këngë të re dhe pritet që të jetë një super hit, pasi do të jetë në bashkëpunim me bashkëshortin e saj reperin Jay Z.

Këtë lajm ajo e ka dhënë vetë nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram, ku ka shpërndarë edhe titullin e këngës.

Bashkëpunimi i shumëpritur do të quhet ‘OTR 2’ si labeli i njohur shqiptar me në krye Noizyn. Sigurisht kjo gjë u  vu re jo vetëm nga anëtarët e OTR, por edhe nga Noizy i cili nuk nguroi ti linte dhe një koment Beyones.

‘E kemi me 3 jo me 2 mi shpirti’, ky koment ka ngjallur shumë reagime tek fansat të cilët janë shkrirë së qeshuri.