Që nga dita që Adelina e tha publikisht se është shtatzëne në pritje të një djali ka bërë kurioz jo vetëm mediat, por edhe publikun dhe të gjithë donin të shihnin këngëtaren e njohur në muajt e shtatzënisë.

Edhe pse ajo u shfaq në një foto të shkrepur nga shoqja e saj Blerona Zeqiri me barkun e fryrë prapë duke qenë se bluza që kishte veshur ishte e gjerë nuk dallohesh dhe aq mirë barku.

Por për të shuar kureshtjen e të gjithëve, ditën e sotme këngëtarja e njohur ka postuar një foto ku më në fund tregon barkun e saj.

Në një postim që bëri në instastory ajo shfaqet me një bluze të ngushtë, që i tregon barkun e rrumbullakosur. Përveç të tjerash Adelina shfaqet dhe shumë e lumtur dhe me një nur që e tregon shumë të bukur.



